Telegrafi

Rrotullohet kamioni që po transportonte pije alkoolike, banorët nxituan të mbledhin sa më shumë shishe që munden (Video)

Banorët e provincës Quezon të Filipineve, vrapuan të mbledhin sa më shumë shishe që mundën, nga një kamion i rrotulluar, që ishte duke transportuar pije alkoolike.

Raportohet se kamioni ka qenë duke marrë një kthesë nëpër rrugicë malore, kur është rrotulluar që të shmangë përplasjen me një makinë, transmeton Telegrafi.

Rënia me lehtësi, ka bërë që pjesa më e madhe e shisheve të shpëtojnë pa u thyer, por pronari u dëmtua sepse ato u vodhën me shpejtësi prej banorëve të zonës.

Videoja e postuar më poshtë, tregon kutitë e shpërndara gjithandej, teksa shumë njerëz largohen me sa më shumë Emperador Brendy, një shishe e të cilit kushton rreth 15 dollarë.

Ende nuk dihet dëmi i përgjithshëm që është shkaktuar, por se askush nuk raportohet të jetë lënduar. /Telegrafi/