Një kamion për pastrimin e borës sot rreth orës 14:00 është rrotulluar në vendin ku edhe po punonte, në Boge të Rugovës.
Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ndërsa në këtë aksident dy persona janë lënduar lehtë.
Mësohet se njëri ndër të lënduarit është edhe vozitësi i kamionit.
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj e ka konfirmuar rastin e këtij incidenti për Telegrafin. Ibraj tha se kamioni ka rrëshqitur nga rruga ku për pasoj dy persona janë lënduar.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku një kamion i cili është mjet transportues për pastrimin e borës ka rrëshqitur nga rruga, ku si pasoj dy persona janë lënduar”, ka thënë Ibraj./Telegrafi/