Autobusi që po udhëtonte nga Parisi për në Londër, është rrotulluar në pjesën jugore të Francës, duke shkaktuar lëndimin e 33 udhëtarëve, prej të cilëve katër kanë gjendje të rëndë.
Burime pranë policisë, kanë thënë se autobusi është rrotulluar për arsye të panjohura, ndërsa ka përfunduar jashtë rruge, i kthyer në njërën anë, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë udhëtarët janë nxjerrë jashtë, ndërsa ata që kishin gjendje më të rëndë u dërguan menjëherë në spital, Të tjerët që ishin të lënduar lehtë, u trajtuan aty nga ndihma e shpejtë”, thuhet në raport.
Fotografitë e shpërndara, e shfaqin autobusin e dëmtuar rëndë, derisa shumë pjesë i janë shpërndarë në afërsi.
Ky autobus është në pronësi të një kompanie gjermane, ndërsa identiteti i udhëtarëve nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/