Shoferi që po voziste një autobus turistësh në Spanjë, po cilësohet si hero, pasi ia doli të mos binte poshtë rrugës së ngushtë.
Policia ka thënë se vetëm aftësitë e tij të mahnitshme, kanë shmangur tragjedinë në këtë zonë malore të La Gomera të Ishujve Kanarin, transmeton Telegrafi.
Autobusit që i dështuan frenat, u rrotullua dhe ra vetëm disa centimetra larg mbrojtëseve të betonit, pasi drejtuesi nuk mund ta kthente nën kontroll.
Përndryshe, mund të binte poshtë në greminë dhe jeta e 22 turistëve britanikë, do të përfundonte me fatalitet.
Të gjithë udhëtarët kanë marrë lëndime, shumica derisa po dilnin nëpër dritaret me xhama të thyer, por asnjëri nuk ka pasoja për jetën. /Telegrafi/