Autobus dykatësh që u rrotullua në një pjesë periferike të Hong Kongut të Kinës, ka lënë të vdekur 19 persona.
Autoritet kanë thënë se e tëra ndodhi për shkak të shpejtësisë dhe mos përshtatjes me kushte të rrugës, duke bërë që 47 vet të marrin lëndime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët spitalor kanë thënë se 19 kanë gjendje të rëndë, teksa të tjerët duhet të jenë në regjim spitalor.
Mbrojtësit e rendit kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe i kanë hapur tavanin autobusit, prej nga i kanë nxjerrë shumicën e të lënduarve.
Mediat e kanë konsideruar këtë si aksidentin më tragjik në Azi, që prej vitit 2003, kur një autobus i përplasur la të vdekur 21 persona. /Telegrafi/