Në Shën Petersburg të Rusisë, është rrotulluar një autoambulancë, pasi u godit nga një veturë që voziste në dritë të kuqe.
Në makinë ka qenë një grua shtatzënë e cila po dërgohej për të lindur, transmeton Telegrafi.
Asnjëri prej të përfshirëve në aksident nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa shtatzëna është dërguar në spital me një autoambulancë tjetër.
Policia është duke e hetuar shoferin, i cili shkeli rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/