Telegrafi

Rrotullimi i të rriturit të luhatë nuk përfundoi aspak mirë (Video)

Në Estoni është një sport që quhet Kiiking, ku lojtarët duhet të rrotullohen në luhajë me shufra sa më të gjata. Por, këtë nuk keni nevojë ta provoni ndonjëherë në shtëpi.

Një rus që deshi të tregonte shkathtësitë para shokëve, është rrotulluar disa herë në luhatë, për të përfunduar me kokë në murin përballë.

Ai deshi të imitonte lojën estoneze, por derisa po shkonte shpejtë e më shpejtë, humbi kontrollin dhe ngjarja pati përfundim të dhimbshëm.

Më 1993, Kaspar Tamsoo ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, duke u rrotulluar në luhajën me shufrat 7.5 metra. /Telegrafi/