Site icon Telegrafi

Rrotullimi nuk shkoi si duhet, makina për rrëshqitje në borë ra mbi trupin e ngasësit (Video)

Ngasësi i një makine për rrëshqitje në borë, pësoi një eksperiencë të pakëndshme, megjithatë vazhdonte të qeshte.

Sergey korovin provoi të rrotullohej në një zonë të Yaroslavl të Rusisë, kur humbi kontrollin dhe makina i ra mbi trup, transmeton Telegrafi.

Në momentin që shokët e tij po ia largonin, u dëgjua një e qeshur e madhe, mbase për faktin që shpëtoi i pa lënduar.

Megjithëse ka thyer bërrylin dhe ka disa të prera në dorë, gjendja tij shëndetësore është shumë e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version