Site icon Telegrafi

Rrota me shirit vrapues pastron rrobat

Kjo makinë rrobalarëse/vrapimi është shumë inovative.

Shiriti vrapues në formë unazore ka kanistra (balona) larjeje brenda të cilave mund të mbushen me rroba të papastra, sapun dhe uji si çdo makinë tjetër rrobalarëse. Madhësia dhe forma e kanistrave e zvogëlon nevojën për shumë ujë. Kur vrapuesi vrapon, kjo lëvizje i rrotullon kanistrat, duke i rrotulluar edhe rrobat. Energjia e tepërt ruhet në një bateri si energji elektrike për ta aktivizuar makinën në ditët kur nuk është planifikuar vrapimi.

Një ekran fleksibil para timonit i jep vrapuesit një përvojë vizuale.

The Wheel nga Si Hyeong Ryu është uverturë për garën e 2014 Electrolux Design Lab, një garë vjetore e dizajnit e cila i sfidon artistët dhe dizenjatorët që ta rimendojnë se si njerëzit jetojnë dhe punojnë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version