Telegrafi

Rron Broja: Fillimisht te Genti, pastaj…

Ai është shprehur i ngazëllyer që do të nisë aventurën në futbollin evropian. Ai mendon se klubi belg mund të jetë urë lidhëse për të kaluar në ndonjë klub më të madh evropian.

“Klubit belg, Gent do t’i bashkohem me 4 janar. Ndihem shumë i lumtur që do të bëhem pjesë e këtij klubi të madh belg. Do të mundohem të jap më të mirën”, ka thënë Broja.

“Fillimisht dua të dëshmoj veten te Gent, ndërsa ambiciet e mia janë që nga ky klub të kaloj në ndonjë skuadër më të madhe evropiane”, ka thënë Broja. /KP/Telegrafi/