Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se aksidenti në lagjen “Emshir” ka ndodhur rreth orës 07:45.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar tre persona.
“Në ora 07:45 në Emshir ka ndodhur një vet-aksident trafiku , si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se vetura e vet-aksidentuar ka dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara aty.
Ndryshe nga fotografitë të cilat kanë ardhur në adresë të Telegrafit, shihet se një veturë është rrokullisur. /Telegrafi/