Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Rogaqicë të Kamenicës mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku.
Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.
“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë (pasagjer në veturë). Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/