Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan të komunës së Gjilanit.
Si pasojë e këtij vetëaksidenti është lënduar një person.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ka ndodhur një vetëaksident, ku një kamion është rrokullisur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës. Si pasojë e këtij vetëaksidenti lëndime ka pësuar shoferi i kamionit”, ka thënë Hashani.
Ai ka thënë se policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/