Shtatë të vdekur dhe 23 të lënduar është bilanci i një aksidenti tragjik në Turqi.
Në lagjen Sarıkamış të Karsit, një autobus me pasagjerë humbi kontrollin dhe u rrokullis, me ç’rast ra në një humnerë.
Guvernatori i Karsit, Türker Oksuz deklaroi për CNN TURK se në aksident kanë humbur jetën shtatë persona dhe kanë mbetur të plagosur 23 persona.
“Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën në aksidentin që ndodhi si pasojë e fluturimit të autobusit të pasagjerëve në Karakurt të rrethit Sarıkamış shkoi në shtatë”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit u dërguan me autoambulanca në Spitalin Shtetëror Khorasan, ku po marin trajtimet e nevojshme mjekësore.
Autoritetet turke tashmë kanë nisur hetimet rreth këtij aksidenti dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para rreth aksidentit. /Telegrafi/