Telegrafi

Rrokulliset kamioni në Jezerc të Ferizajt, humb jetën shoferi

Vendi i quajtur “Reka e Vogël”.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot, në fshatin Jezerc të Ferizajt, në vendin e quajtur “Reka e Vogël”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sipas Veselit, në aksident ishte përfshirë një kamion transportues, shoferi i të cilit ka vdekur.

Viktima ishte i moshës madhore dhe vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga mjekët e Emergjencës së Ferizajt.

“Hetimet e para tregojnë se kamioni ishte në lëvizje nga Ferizaj drejt fshatit Jezercë. Kur arriti te vendi i quajtur Reka e Vogël, në rrethana ende të panjohura, shoferi humbi kontrollin mbi kamionin, i cili u rrokullis poshtë rrugës disa metra,” tha Veseli.

Ai shtoi se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe se qytetarët do të informohen me kohë për informacione shtesë./Telegrafi/