Shtatë persona kanë humbur jetën në Gjermani kur u rrokullis një furgon i mbushur plot me njerëz që thuhet se ishte drejtuar nga një kontrabandist i dyshuar, thotë policia gjermane.
Më shumë se 20 emigrantë, përfshirë disa fëmijë, mendohet se kanë qenë në furgon, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Shoferi u përpoq t’i shmangej policisë në një kontroll rrugor përpara se të humbiste kontrollin pranë Ampfing në Bavari, thonë autoritetet.
Aksidenti ndodhi mes një rritjeje të kontrabandës me njerëz që ka bërë që disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore të vendosin kontrolle kufitare.
Policia thotë se ata u përpoqën të kapnin furgonin Mercedes Vito rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes. /Telegrafi/