Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qytet brazilian, që lirisht mund të krahasohet me skenat e filmave aksion.
Vetura e policisë ishte vënë pas veturës së një hajni, i cili në një moment humbi kontrollin mbi timonin dhe u rrokullis disa herë me veturë, ndërsa nga presioni i madh fluturoi disa metra lart dhe përfundoi mbi kulmin e një shtëpie, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje tmerrshme ka ndodhur në qytetin brazilian Ponta Grossa, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka që për shumëkënd mund edhe të duket e pabesueshme.
Personi që kishte vjedhur veturën po ndiqej nga pas nga vetura e mbushur me policë nëpër një rrugicë të banuar. Por, në një moment humb kontrollin mbi timonin dhe rrokulliset disa herë duke e përplasur veturën në shtyllën elektrike.
Si pasojë e aksidentit fluturon jashtë dritares dhe përfundon disa metra larg, duke u përplasur mbi kulmin e një shtëpie. Megjithatë i ka mbijetuar më të keqes edhe pse aktualisht është në qendrën e kujdesit intensiv, ku gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.
Mediat lokale raportojnë se të paktën dy persona ishin brenda veturës në momentin që po ndiqej nga policia. /Telegrafi/