Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së një autobusi në një autostradë në afërsi të qytetit Leipzig në Gjermani, ka njoftuar policia gjermane.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A9 në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe është mbyllur për të dyja drejtimet derisa hetuesit të mbledhin të gjitha provat për të hetuar shkakun e këtij aksidenti, transmeton Telegrafi.
Autobusi ishte rrokullisur në autostradën që lidhë Berlinin me Mynihun, kurse “rrethanat e sakta të aksidentit mbeten të panjohura”.
Helikopterët dhe autoambulancat kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të ndihmuar të tjerët që i shpëtuan më të keqes.
Raportohet se 53 pasagjerë dhe dy shoferë gjendeshin brenda autobusit që po udhëtonte nga Berlini në drejtim të Cyrihut. /Telegrafi/