Telegrafi

Rrokulliset anija me turistë në Antalia, raportohet për një të vdekur

Në afërsi të Antalias nw Turqi është rrokullisur një anije me turistë, ku një person ka humbur jetën.

Mediat turke raportojnë se në anije gjendeshin më shumë se 30 persona, shumica prej tyre janë shpëtuar, e disa prej tyre kanë arritur të notojnë deri në ishullin më të afërt që gjendej vetëm 100 metra larg vendit ku është rrokullisur anija, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për anijen “Baba Selavi”, që u rrokullis në afërsi të një shpelle.

E në vendin e ngjarjes kanë dalë rojet bregdetare që së bashku me ekipet e shpëtimit, për të ndihmuar personat që ishin në anije. /Telegrafi/