Site icon Telegrafi

Rrokaqielli pa dritare: Të gjithë pyesin se çfarë po ndodh brenda

Një ndërtesë paksa rrëqethëse në Nju- Jork bie në sy për nga pamja dhe ajo bie në sy të shumë kalimtarëve të hutuar

Rrokaqielli ka 40 kate, por nuk ka dritare, gjë që i bën njerëzit të pyesin se çfarë po ndodh brenda.

Ka teori të pazakonta për atë që fshihet pas dyerve të kësaj ndërtese të lartë.

Çdo disa vjet, fotot dhe videot e rrokaqiellit të frikshëm shfaqen në rrjetet sociale.

Në vitin 2017, edhe Tom Hanks postoi në rrjetet sociale: “Kjo është ndërtesa më e frikshme që kam parë ndonjëherë! Çfarë po ndodh brenda?”

E vërteta pas ndërtesës nuk përputhet me teoritë e çmendura për jashtëtokësorët dhe ‘njerëzit – hardhuca’, megjithatë, ajo është interesante dhe supozohet se ka disa sekrete të errëta, transmeton Telegrafi.

Ndodhet në 33 Thomas Street në Nju Jork dhe njihet edhe si ndërtesa ‘Long Lines’. Rrokaqielli u projektua dhe u ndërtua midis viteve 1969 dhe 1974 për të strehuar pajisjet komutuese telefonike të AT&T (American Telephone and Telegraph Company) – një nga qendrat më të rëndësishme të telekomunikacionit në SHBA.

Pajisjet kërkonin një nivel të lartë hapësire dhe një vendndodhje të sigurt, prandaj katet e ndërtesës janë më të larta se mesatarja. Edhe pse lartësia e tij arrin 40 kate, në fakt janë vetëm 29 prej tyre.

Thuhet gjithashtu se rrokaqiell fillimisht ishte projektuar për t’i bërë ballë një shpërthimi bërthamor dhe se kishte ushqim të mjaftueshëm për të mbajtur gjallë 1500 njerëz për dy javë në rast të një fatkeqësie.

/Telegrafi/

Exit mobile version