Telegrafi

Rrokaqielli me 21 kate, me terren për lëshim me ski (Foto)

Arkitektët e kanë prezantuar para publikut, një rrokaqiell me 21 kate, i cili do të ketë edhe një terren për të bërë ski.

Që nga pjesa e lartë, e rreth ndërtesës së banimit, do të jetë një shteg i pjerrtë nëpër të cilin bëhet lëshimi me ski, transmeton Telegrafi.

Hipja në këtë terren do të bëhet me ashensorë, teksa ata që banojnë në këtë rrokaqiell do t’i kenë ashensorët e tyre të posaçëm, për të cilët nuk ka nevojë të pritet në rend. /Telegrafi/

Në Astana të Kazakistanit: Rrokaqielli 21-katesh, me terren për lëshim me ski – http://telegra.fi/Amf4J4

Posted by Telegrafi.com on Tuesday, December 15, 2015