Kulla Uptown, e cila do të jetë në mesin e shumë strukturave të tjera të larta të Dubai, ka arritur lartësinë prej 153 metra.
Por për të arritur “kulmin e ndërtimit të saj” duhen edhe 187 metra të tjera, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur se kulla me plus 78 kate do të shfaqë 188 dhoma dhe suita të shumta hoteli, ambiente të gjera konferencash, zyra të klasës A dhe 229 banesa me markë unike.
Përparim i dukshëm u bë gjatë këtij viti, me strukturën e zonës së zyrave duke u përfunduar.
Në fazën tjetër të ndërtimit, puna po kalon në zonën e hotelit.
Ahmed Bin Sulayem, nga DMCC ka thënë se: “Ndërsa Uptown Tower shkon drejt përfundimit, DMCC shkon më afër forcimit të qendrave të biznesit të klasit botëror që ne kemi krijuar këtu në Dubai”. /Telegrafi/