Gjyqtarët sportivë në Shqiptari shpesh janë në qendër të vëmendjes pasi bien preh e dhunës dhe e shumë akuzave për trukim ndeshjesh.
Në botën e futbollit shqiptar vit për vit ka pasur akuza dhe kundër akuza për gjyqtarët që kanë gjykuar ndeshje në Superiore apo në kategoritë e tjera.
Por, askush nga ne nuk di rrogat e ‘varfra’ dhe mënyrën e pagesave për këtë arbitra që janë pjesë e futbollist shqiptar.
Më poshtë po iu paraqesim pagesat për gjyqtarët për një ndeshje në Kategorinë Superiore dhe të Parën:
Pagesat e gjyqtarëve nga Kategoria Superiore: Kryesori – 40.000 lekë të reja (293 euro ), Anësorët– 25.000 lekë të reja (183 euro) dhe Arbitër i katërt – 12.000 lekë të reja (87 euro).
Pagesat e arbitrave në Kategorinë e Parë Kryesori –30.000 lekë të reja (220 euro) , Anësor – 17.000 lekë të reja (125 euro) dhe Arbitër i katërt – 10.000 lekë të reja (73 euro).
Mënyra e pagesës është e shpejtë nga FSHF-ja për gjyqtarët që kanë akumuluar më tepër se dy ndeshje në muaj.
Shumat financiare të përmendura më sipër merren për një ndeshje, por vlen të përmendim që disa gjyqtarë nuk arrijnë më shumë se dy gjykime në muaj.