Site icon Telegrafi

Rrogat e prokurorëve në Maqedoni do të ulen për 20 për qind (Video)

Buxheti i Prokurorisë Publike për vitin 2017 është shkurtuar për rreth 700 mijë euro, konkretisht nga 11.7 në 11 milion euro. Kjo nënkupton edhe shkurtimin e rrogave të Prokurorëve Publik me 20%. Burime të televizionit Alsat M brenda organit të akuzës shpjegojnë se tek Prokurorët është ngjallur pakënaqësi për shkurtimin e të ardhurave.

Megjithatë, organi akuzës në krye me ushtruesen e detyrës Liljana Spasovska nuk ka përgjigje rreth shkurtimit të rrogave. Alsat kërkoi përgjigje nga Prokuroria Publike, por deri në këto momente nga ky organ nuk morëm asnjë qëndrim. As këshilli i Prokurorëve është nuk i njoftuar me vendimin për shkurtimin e rrogave të Prokurorëve.

Kryetari i i ri i këtij Këshilli, Kole Shterjov në një bisedë telefonike shpjegoi se organi të cilin ai drejton është thjeshtë i njoftuar vetëm për shkurtimin e buxhetit dhe se për 20% nuk ka informacione konkrete. Shkurtimi i rrogave sipas ekspertëve nënkupton regres në zbatimin e reformave

”Nuk e shoh këtë vendim në drejtimin e tillë. Duke pasur parasysh se më parë kam qenë Prokurorë, konsideroj se kushtet në të cilat punojnë dhe veprojnë Prokurorët Publik nuk janë të shkallës së mirë. Për çfarëdo rasti, kushtet materiale, vendimet personale por edhe rrogat konsideroj se duhet të jen të një niveli më të mirë, përafërsisht me standardet Evropiane” – tha Aleksander Nakov, Ish Prokuror.

Tetë muaj më parë, kur me Prokurorinë Publike udhëhiqte Marko Zvërlevski, rrogat e Prokurorëve Publik ishin rritur për 20% ndërsa deri në shtator ishte parashikuar që rrogat të rriteshin deri në 35% rritje. Qeveria aktuale është zotuar për reforma në Prokurori si në kuadër të planit 3-6-9 ashtu edhe në kuadër të programit qeveritar, megjithatë reforma e vetme deri më tani është shkarkimi i ish Prokurorit Publik shtetëror, Marko Zvërlevski.

Exit mobile version