Site icon Telegrafi

‘Rroga më të larta sesa mesatarja për mësuesit në Maqedoni’

Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM) në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njofton se nënkryetarja Radmilla Sheqerinska sot ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me ndërtimin e një shkolle të re në Komunën Qendër-Shkup.

Sheqerisnka premtoi për rritje pagash të mësimdhënësve në Republikën e Maqedonisë dhe se asnjë mësues në vendin tonë nuk duhet të marrë pagë më e ulët se paga mesatare.

‘Është e pamundur të keni një arsim të mirë dhe të cilësisë në qoftë se nuk keni mësimdhënës të motivuar, të shpërblyer mirë dhe të çmuar. Për këtë arsye qeveria e re e LSDM-së do të rrisë pagat e të gjithë mësuesve. Në dy vitet e para do të sigurojmë që paga nismëtare e një mësuesi të jetë të paktën sa është paga mesatare në Republikën e Maqedonisë. Asnjë mësues në vendin tonë nuk duhet të marrë pagë më të ulët se paga mesatare.

Përveç kësaj, mësuesit do t’i lirojmë nga të gjitha detyrat administrative të panevojshme që ua marrin kohën e tyre dhe ishin vetëm presion në punë. Ne do të heqim testimin ekstern dhe do të lirojmë mësuesit nga frika e ndëshkimeve.

Vetëm në këtë mënyrë, me mësuesit e motivuar, me mësues të respektuar, me mësues të cilët janë të kushtuar fëmijëve dhe njohurive të tyre, do të kemi një arsim të mire për shekullin e 21-të’, tha nënkryetarja e LSDM-së para mediave. /Telegrafi/

Exit mobile version