Site icon Telegrafi

Rroga minimale në Maqedoni rrezikohet nga performanca normative

Sipas Tv Telma, 80% e punëdhënësve e kanë paguar rrogën minimale për punëtorët në industrinë e tekstilit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë, punëdhënësit ua kanë rritru puntorëve edhe normën, kurse në Shtip dhe Negotinë është hasur edhe kthimi i parave në kesh. Goran Trajkov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thotë se punëtorët ishin të suksesshëm në realizimin e punës në gusht e shtator, por në tetor, vetëm 65% kanë treguar sukses në qepjen e prodhimeve tekstile.

Rënimi i rrogës minimale përmes performancës normative është problemi që del në pah, e që në të vërtetë të dhënat thonë që punëtorët e kanë arritur normën mbi 200%.

Zgjidhjen e performancës normative, Trajkov e sheh te formimi i një Këshilli të përbërë nga përfaqësues të ministrive resore, sindikata dhe punëtorët, që në aspekt vjetor do t’i caktojnë normat për punëtorët, edhe atë në të gjitha sferat e industrisë./Telegrafi/

Exit mobile version