Site icon Telegrafi

Maqedoni, rroga mesatare për muajin korrik është 24.203 denarë, shënon rritje prej 6.1%

Rroga mesatare e paguar neto në Maqedoni në korrik të këtij viti është 24.203 denarë dhe shënon rritje prej në krahasim me korrikun e vitit të kaluar prej 6.1%, shpalli Enti Shtetëror për Statistika.

Kjo rritje para se gjithash është shkaku i zmadhimit të rrogës mesatare në sektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurit për 20.4%, sektorin për informacione dhe komunikime për 16.7% dhe industria përpunuese për 14.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ulja e rrogës mesatare në krahasim me muajin e kaluar të këtij viti, është në sektorin e financave dhe në sektorin e sigurimit për 14%, objekte për shpërngulje dhe shërbime me ushqim për 11.3% dhe furnizim me energji elektrike, gaz, klimatizim me 3%.

Rroga mesatare bruto në Maqedoni është 35.530 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version