Telegrafi

Rroga mesatare në muajin gusht në Maqedoni ka qenë 22 294 denarë

Enti Shtetëror për Statistikë bën të ditur se rroga mesatare e paguar neto për muajin gusht arrin 22 294 denarë, e cila është zmadhuar për 1.9% në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritja mesatare e rrogës neto është shënuar në sektorin e ndërtimtarisë për 10.1%, administratë dhe shërbimet e ndihmës për 6.6% dhe industrisë së prodhimit për 4.3%.
Zvogëlimi i rrogës mesatare neto në krahasim me muajin e kaluar është shënuar në sektorin e informacioneve dhe komunikimit për 3%, industrinë e prodhimit për 2.2% dhe tregtisë me mjete të mëdhaja dhe të vogla për 0.9 %.

Rroga mesatare bruto për punëtor, në muajin gusht këtë vit ka arritur 32.789 denarë, ndërsa 1.2 e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rrogë./Telegrafi/