Telegrafi

Rroga mesatare në Maqedoni 344 euro

Rritja ka të bëjë me rritjen e rrogës të të punësuarve në sektorin e veprimtarive shërbyese për 19,8 për qind, në art, argëtim dhe rekreim për 7,9 për qind si dhe informacione dhe komunikim për 5,6 për qind.

Rritja më e madhe e rrogave neto në raport me muajin e kaluar është shënuar në sektorin “tregti me shumicë dhe tregti me pakicë”.

Sipas ESHS-së, gjatë marsit të këtij viti 1,9 për qind e të punësuarve nuk kanë pranuar rroga në Maqedoni. /INA/ /Telegrafi/