Telegrafi

“Rroftë Kosova”, Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri urojnë Kosovën nga Pekini në përvjetorin e 14 të pavarësisë

Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu kanë dërguar urimet e tyre me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga Pekini, atje ku morën pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Të dy skitarët përmes një video të shkurtër kanë uruar Kosovën më një urim të përbashkët.

Videoja e dy skitarëve të Kosovës është publikuar në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

“Nga Pekini i Kinës iu urojmë ditën e pavarësisë së Kosovës. Rroftë Kosova”, dëgjohen duke thënë Kiana dhe Albini.