Telegrafi

Rrobat tuaja përfshihen nga zjarri? Ky ushtar ka një mënyrë të habitshme për të shuar flakët!

Një ushtar ka zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të ndaluar një flakë, mënyrë e cila është treguar përmes një videoje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e çuditshme tregojnë një anëtar të Mbrojtjes Civile të Indonezisë duke mbajtur krahun me një flakë të zjarrtë mbi uniformën e tij ushtarake.

Ai përpiqet të heqë flakën, por dështon.

Disa momente më vonë, një anëtar tjetër i grupit të tij, i cili duket i qetë, rrëshqet duart poshtë krahut të kolegut të tij, në një video që duket se është filmuar në një dhomë të improvizuar.

Dhe që në tentimin e parë, ushtari arrin të shuajë flakën.

Kameramani dhe njerëzit në prapavijë mund të dëgjohen duke duartrokitur dhe lavdëruar atë për ndaljen aq shpejt të zjarrit, në videon e shpërndarë në 2 dhjetor. /Telegrafi/