Site icon Telegrafi

Rrobat më të dëshiruara të Mangos për këtë dimër (Foto)

Nga trikotazhi i butë dhe palltot e ngrohta deri te fustanet elegante dhe rrobat trendi, dimri me rroba Mango kurrë nuk është dukur më i mirë.

Modelet elegante të dukjes klasike i kanë zbukuruar ngjyrat e zjarrta, mostrat luksoze dhe detajet, ndërsa trendët e siluetave i ka qetësuar paleta e ngjyrave neutrale.

Ndër pjesët e veshjeve të shkëlqyeshme dhe shtojcave të modës, të cilat brendi spanjoll i ka përgatitur për sezonin e ri, disa modele nga raftet i ka zhvendosur drejtpërdrejt në listën e bestsellerëve, transmeton Telegrafi.

Bestsellerët e dimrit të Mangos, mu si edhe gjithë koleksionin dimëror, i zbukuron bashkimi i siluetave klasike dhe i detajeve trendi.

Në qendër të vëmendjes, natyrisht, janë gjendur palltot pa të cilat asnjë gardërobë dimërore nuk është e plotë.

Nga modelet trendi siç janë palltot e ngrohta ‘teddy’ dhe gëzofët nga lëkura artificiale deri te palltot e gjata elegante, palltot e Mangos kanë ofruar pelerina të përsosura dimërore për çdo kombinim dhe me meritë kanë marrë statusin bestseller.

Me palltot, pjesë të pashmangshme e gardërobës dimërore janë edhe çizmet. Modelet ngjyrë të zezë si zgjedhje më e gjithanshme shpejt kanë zënë vend në koleksionin e ri.

Edhe pse çizmet më të dëshiruara Mango i ka ngjyrosur thjesht me ngjyrë të zezë, modelet trendi dhe materialet siç janë çizmet të gjata mbi gjunjë dhe të kadifenjta i kanë sjellë dukje të re, të freskët.

Me dy pjesë të pashmangshme nga çdo dollap dimëror, midis bestsellerëve të Mangos nga koleksioni i ri dimëror janë fustanet elegante dhe të gjithanshme, pjesë me nuanca të ngjyrës së kuqe, modelet e thjeshta traper dhe pantallona afariste dhe disa detaje të modës të cilat bash çdo veshje dimërore e bëjnë të veçantë.

Nëse jeni duke kërkuar pjesë rrobash me ndihmën e të cilave do të krijoni gardërobë të përsosur për sezonin e dimrit, për ju kemi ndarë tridhjetë modelet më të bukura dhe më të dëshiruara të Mangos me të cilat do të jeni të kënaqura.

/Telegrafi/

Exit mobile version