Xhaketat nga lëkura, sakot, fundet, pantallonat po bëhen pjesë përbërëse të gardërobës së këtij sezoni.
Lëkura është një nga materialet që nuk del asnjëherë nga moda. Është e bukur dhe praktike, gjë që shpjegon pse kjo veshje është aq popullore pavarësisht nga protestat e vazhdueshme të aktivistëve të të drejtave të kafshëve.
Veshjet e lëkurës kërkojnë stil. Por nuk janë asnjëherë jashtë mode, veçse kërkojnë stilin e duhur.
Femra e veshur me lëkurë do të prezantohet ndryshe. Romantike, me karakter të fortë, elegante dhe luks.
Kushtoni vëmendje se çfarë pantallona blini – kujdesuni që ato të mos jenë të gjera në kofshë dhe që të mos zgjerohen prej gjunjëve e më poshtë. Lëkura është një material, i cili zgjerohet dhe ju do të dukeni paska e zgjeruar.
Shikoni këto kombinime dhe guxoni më shumë! – transmeton Telegrafi.
/Telegrafi/