Site icon Telegrafi

Rrobat kishin filluar t’i digjeshin, momenti dramatik kur shoferi hero i një ekskavatori i shpëton zjarrit në Spanjë

Një burrë spanjoll që po përpiqej “të mbronte qytetin e tij” nga një zjarr i egër gati përfundoi i vdekur të hënën kur zjarri përfshiu ekskavatorin e tij, duke e detyruar atë të largohej me vrap për të shpëtuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Angel Martin Arjona kishte gërmuar një “llogore” në një fushë për të ndaluar zjarrin që po afrohej drejt qytetit veriperëndimor të Tabarës, kur flakët shkuan drejt tij.

Lexo po ashtu Mijëra të tjerë të evakuuar ndërsa Franca përballet me 'apokalipsin e shkaktuar nga të nxehtit'

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që e tregojnë atë duke ikur me shpejtësi.

Disa sekonda më vonë makina e tij u zhduk nga sytë, dhe ai ishte i rrethuar nga flakët e forta dhe tymi.

Arjona doli nga flakët, por më pas u rrëzua, më pas vazhdoi të vraponte, pantallonat i digjeshin ende dhe një zjarrfikës me veshje mbrojtëse e ndiqte.

https://www.youtube.com/watch?v=1SOpIrsHr9A

Ai, pronari i një magazine ndërtimi, u dërgua në spital me helikopter me djegie të rënda pas arratisjes së tij dramatike, tha për Reuters miku i tij, mekaniku Juan Lozano.

Lexo po ashtu Videoja tregon trenin në Spanjë i rrethuar nga të dyja anët prej zjarreve

“Mund të kishte djegur gjithçka, absolutisht gjithçka. Nuk ndodhi sepse ka profesionistë të mirë dhe njerëz që kanë guximin për të na mbrojtur”, tha Lozano.

Zjarrfikësit po luftonin me flakët në të gjithë Evropën Jugore të hënën, pasi vala e të nxehtit i shtyu njerëzit të kërkonin hije dhe shtoi frikën rreth ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

Exit mobile version