Ndonëse u kritikuan, ato tashmë përdoren jo vetëm si veshje fetare.
Kur u hodh në treg, fillimisht në mars, koleksioni i “Marks and Spencer” për rrobabanjot e mbuluara (burkini) u kritikua së tepërmi. Mirëpo, disa muaj pas editimit, “The Indepedent” shkruan se i gjithë koleksioni është shitur!
Ndonëse u kritikua ashpër nga ministri francez i të drejtave për gratë, Laurence Rossignol, kjo formë e re rrobabanjosh ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve britanikë dhe francezë. Ato shiteshin dhe më parë në dyqanet në Dubai apo Libi, por me publikimin online, shitjet u rritën në mënyrë të pabesueshme.
Në fillim, kjo lloj veshje u krijua duke synuar treguan e grave dhe vajzave myslimane, mirëpo më vonë u provua se ajo mund të përdoret edhe për mbrojtjen ndaj diellit në plazh. Kësisoj, një pjesë e madhe e blerësve, në fakt, nuk janë myslimanë.
“M&S” është në linjë me trendin e ri që po ndjekin shtëpitë më të rëndësishme të modës në botë, për t’ju përshtatur tregut në rritje të popullsisë që i përket fesë myslimane.
Më parë, edhe “Dolce & Gabbana”, “Zara” apo “Mango” kanë krijuar koleksione për këtë segment konsumatorësh. /Telegrafi/