Në kërkim për pjesët më të mira të veshjeve të cilat na i sjell sezoni i verës, ia kemi hedhur një sy dollapëve të modeleve të cilat në stilin e tyre shembullor dhe në aftësitë e krijimit të kombinimeve për herë të reja, të ndryshme dhe efektive i kanë shndërruar në blogje të suksesshme.
Të tubuara pas hashtagut #MangoGirls, i cili është bërë destinimi ynë i preferuar për kërkim të inspirimeve, trendesistet e famshme sjellin jo vetëm pjesë më të mira rrobash të brendit të tyre të preferuar, por edhe ide të shkëlqyeshme se si t’i bartni, transmeton Telegrafi.
Para nesh janë ditët verore pafundësisht të gjata dhe posaçërisht të nxehta, por thjesht edhe të mrekullueshme të cilat në secilën gardërobë do t’i theksojnë veshjet verore më të rehatshme, të lehta dhe eterike në të cilat do të ndiheni njësoj mirë.
Vajzat Mango tashmë kanë zgjedhur favoritet e veta nga koleksioni aktual veror i brendit spanjoll. Në shoqërimin relaksues, ato kanë paraqitur favoritet e tyre të modës dhe me to kanë kaluar ditën e gjatë verore me diell.
Për t’u ndier të relaksuara madje edhe për vapën e parë verore dhe njëkohësisht për të qenë të gatshme për fotografimin në Instagram, vajzat kanë zgjedhur modelet të cilat bashkojnë materialet e lehta, thjeshtësinë dhe elegancën e modeleve klasike dhe trendët më të rinj verorë.
Qoftë të kërkoni modele verore për punë gjatë verës në qytet apo disa modele eterike dhe rroba banje të përsosura të cilat do t’i merrni në pushime vjetore, tashmë Mango ka çdo gjë që duhet, ndërkaq vajzat tani ju japin edhe idetë se si t’i bartni.
/Telegrafi/