Telegrafi

Rroba me motive miu për fat

Viti i ri hënor, i cili fillon më 7 shkurt, është festa më e rëndësishme dhe më e popullarizuar në mesin e kinezëve, të cilët në Malajzi përbëjnë një të katërtën e popullatës prej 27 milionë njerëzve.

Pronarja e një dyqani ka treguar se brekët e femrave me motive miu – prodhim nga Kina – janë produkti më i shitur që prej muajit dhjetor dhe se ajo vazhdimisht detyrohet të furnizohet me të reja.

"Brekët e kuqe, gjoja, sjellin fat në pritjen e Vitit të ri kinez. Ato janë të popullarizuara edhe në mesin e të huajve, posaçërisht turistëve japonezë, të cilët mendojnë se minjtë janë të lezetshëm", ka theksuar ajo.