Site icon Telegrafi

Rrjeti i stërvjetruar elektrik rrezikon banorët e Prejlepit të Deçanit (Foto)

Banorët e fshatit Prejlep të komunës së Deçanit vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha në furnizim me energji  elektrike.

Ata po ankohen në furnizim të dobët të energjisë elektrike për shkak telave të dobët në rrjet dhe shtyllave të vjetruara.

Pavarësisht mbi 100 ankesave që i kanë bërë në KEDS, këta të fundit nuk kanë ndërmarr asnjë përgjigje e as ndonjë veprim nga KEDS-i për t’ua zgjidhur problemin.

“Pe shikoni edhe vetë telat veç që s’kanë ra në tokë. Shtyllat po i mbajmë me drunj, sepse një erë e fortë me fry i rrëzon në tokë”, u shpreh një banor i Prejlepit për Telegrafin.

Ai tregoi se gjatë dimrit kanë probleme më shumë ku për shkak të borës dhe erërave të forta, telat bëhen bashkë dhe mund të rrezikojnë që t’ digjen  edhe shtëpitë. Me këtë problem banorët e fshatit Prejlep po vazhdojnë të përballen tash e sa vite./Telegrafi/

Exit mobile version