Site icon Telegrafi

Rrjeti satelitor Starlink i Elon Muskut është i disponueshëm edhe në disa pjesë të Kosovës

Shërbimi i internetit satelitor, Starlink siç duket është i disponueshëm edhe në disa zona të Kosovës.

Sipas një harte në uebfaqen e Starlink, disponueshmëria e këtij rrjeti satelitor figuron në zonat juglindore të Kosovës, në qytetet si Kaçanik, Prizren dhe Dragash.

Në këtë uebfaqe është harta e plotë e të gjitha shteteve të botës që kanë qasje në rrjetin e Starlink, gjithashtu figurojnë edhe shtetet të cilat janë në listën e pritjes, dhe disa prej tyre që do të kenë së shpejti qasje në shërbimin satelitor, transmeton Telegrafi.

Starlink është shërbim interneti satelitor i operuar nga SpaceX, kompania që është në pronësi të miliarderit Elon Musk. Starlink ofron mbulim satelitor të aksesit në internet në 40 vende.

SpaceX filloi lëshimin e satelitëve Starlink në vitin 2019. Për momentin mbi 3,000 satelitë të vegjël të Starlink gjenden në orbitën e ulët të Tokë.

Në total, gati 12 mijë satelitë janë planifikuar të vendosen në hapësirë, me një shtrirje të mundshme më vonë në 42,000. /Telegrafi/

Exit mobile version