Site icon Telegrafi

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore investim strategjik për bizneset

Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë (CSR), organizoi sot trajnim të specializuar në fushën e CSR-së për anëtarët e tij aktual dhe atyre potencial siç janë: CEO / menaxherë, zyrtarë të CSR-së, Marketingut dhe PR.

Qëllimi i organizimit të këtij trajnimi sipas Drejtorit Ekzekutiv të CSR, Gazmend Ahmeti ishte rritja e ndërgjegjësimit për CSR e po ashtu synimi për përkrahjen e mëtutjeshme të rrjetit, duke siguruar kështu ndihmë për bizneset e Kosovës.

“Integrimi i CSR në operacionet e përditshme të kompanive nuk është një çështje e zgjedhjes më, por një kusht për çdo kompani për të qëndruar konkurrues në një afat më tc gjatë, pavarësisht nga vendndodhja, sektori i biznesit apo madhësia. CSR ka rritur rolin e saj si një aktivitet vullnetar altruist filantropik, duke u bërë një nga faktorët vendimtar nëse organizata do të mbijetojë apo jo”, tha ekspertja për CSR, Lindita Daija.

Më konkretisht disa nga pikat që u trajtuan në këtë trajnim ishin: Çfarë është CSR dhe çfarë nuk është, CSR kundrejt filantropisë dhe altruizmit apo marketingut, pse kemi nevojë për CSR, dhe si duhet të aplikohet në kuadër të kompanive etj.

Përmes këtij trajnimi pjesëmarrësit nga kompani dhe institucionet e ndryshme patën mundësinë të marrin njohuri më të hollësishme për konceptin e duhur për CSR. Po ashtu ky ishte një rast i mirë për tu bashkuar me Rrjetin e CSR Kosova. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u certifikuan nga organizata. /Telegrafi/

Exit mobile version