Telegrafi

Rrjeti kroat i supermarketeve tërheq Munchmallow nga raftet e shitjes

Rrjeti kroat i supermarketeve Konzum ka njoftuar se po tërheq nga raftet e dyqaneve produktet Munchmallow family 210g dhe Munchmallow 105g.

Siç shkruajnë mediat kroate prodhuesi është Jaffa d.o.o. Crvenka nga Republika e Serbisë.

Sipas shpjegimit zyrtar arsyeja kryesore e tërheqjes ishin vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit.

Konzum kërkoi nga klientët që të kontrollojnë nëse e kanë blerë produktin e përmendur, pra ta sjellin në dyqanin më të afërt të Konzum, ku do t’u kthehen para.

Lexo po ashtu Këto çipsa nga Serbia përmbajnë substanca kancerogjene

Kohë më parë Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar se janë zbuluar substanca kancerogjene në disa produkte ushqimore serbe.