Telegrafi

Rrjeti i PlayStation riparohet më 4 Maj

Lajmin e ka konfirmuar vetë kompania “Sony”, e cila përmes një komunikate njofton se brenda  4 Majit, injxhinjerët e sony do të kenë rregulluar sistemin.
Sikurse thuhet në njoftim, është planifikuar rritja e sistemit të sigurisë, për të dhënat e përdoruesve të cilët luajnë në rrjet.

Ndërkohë “Sony” vijon të lëshojë apelin e tij ndaj lojtarëve që pikasin ndonjë fakt të pazakntë në vlerën monetare të kartës së tyre të kreditit.

Rrjeti i “PlayStation u sulmua nga një grup hakersash anonim dy javë më parë, të cilët vodhën të dhënat personale të përdoruesve ndërsa shkatërruan të tërë rrjetin. / Telegrafi /