int(1) Rrjeti i internetit për shoqërim u jep para anëtarëve të tij - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Rrjeti i internetit për shoqërim u jep para anëtarëve të tij

KLIKOT ndanë përfitimet me shfrytëzuesit e tij në atë masë sa ata kanë kontribuar në krijimin e përmbajtjeve apo sjelljen e përdoruesve të rinj.

Udhëheqësit e këtij rrjeti përdorin algoritme për të kalkuluar sa ka qenë kontributi i secilit anëtar dhe në fund të çdo muaji fiskal ua dërgojnë nga një çek në adresën e shënuar me rastin e regjistrimit.

Regjistrimi është i thjeshtë dhe tërësisht pa pagesë, prandaj të gjithë ata që janë të varur në Facebook në një kohë të ardhme do të mund të fitonin edhe ndonjë cent nga varësia e tyre.

Exit mobile version