Viteve të fundit, dëmet nga ndryshimet klimatike janë të mëdha, ndërsa bujqit edhe më tej nuk zbatojnë masa adekuate agroteknike për mbrojte nga acari, breshëri, shirat e rrëmbyeshëm dhe temperaturat e larta. Ky është konstatimi i pjesëmarrësve të Konferencës së parë kombëtare për ndryshimet klimatike në Strumicë, në organizim të Federatës së fermerëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zbatimi i rrjeteve mbrojtëse në momentin e dhënë jep rezultate më të mira, ishin njëzëri pjesëmarrësit. Sipas Petar Georgieski nga Rrjeti për zhvillim rural, ky investim është i kushtueshëm por me kosto efektive në afat të gjatë.
Pjesëmarrësit e Konferencës së parë kombëtare për ndryshimet klimatike, financuar nga ambasada suedeze, apeluan deri te fermerët që ti shfrytëzojnë mjetet nga Programi kombëtar IPARD të dedikuara për këtë çështje. /Telegrafi/