Një raport i ri nga DigiTimes na ka dhënë një vështrim të parë në planet e Apple 2020 dhe faqja pretendon se do të jetë një vit që sheh futjen e një iPhone të ri dhe shumë më të vogël, që tingëllon sikur iPhone SE2.
DigiTimes thotë se modeli në fjalë do të jetë 5.42-inç – dukshëm më i vogël se çdo dizajn i tanishëm i iPhone që Apple prodhon sot dhe vetëm 0.42 inç më i vogël se 5 inç iPhone SE.
Për më tepër, me dizajnin pa korniza dhe pa butona të iPhone, madhësia shtesë e ekranit mund të përshtatet në një kornizë vetëm gjysmë inç më të gjatë se 4.87-inch iPhone SE.
DigiTimes gjithashtu deklaron se ky mini iPhone do të ketë një ekran OLED “me teknologjinë Touch të Y-Octa të LG Display ose TOE Touch të LG Display” që do të thotë se nuk do të jetë një pajisje me buxhet të lartë.
DigiTimes përmend poashtu ndryshimet e vogla të madhësisë në iPhone të tjerë të Apple në 2020 – 6.06 dhe 6.67-inç – por këto duket të jenë përmirësime të iPhone XR dhe iPhone XS Max.
Kjo sugjeron se mund të jetë iPhone XS i cili zvogëlohet për të nxjerrë një dallim më të madh mes tij dhe Max-it. /Telegrafi/