Site icon Telegrafi

Rrjedhje kimike në një laborator në Stokholm, evakuohen 500 persona

Pesëqind persona janë evakuuar nga një ndërtesë në afërsi të Institutit Karolinska pas një rrjedhje kimike.

Mediet vendase bëjnë të ditur se katër persona janë dërguar në spital pasi kanë pasur probleme shëndetësore, marrje mendsh dhe mpirje të fytyrës.

Sipas medieve rrjedhja besohet të ketë filluar në katin e shtatë të ndërtesës në një zonë të laboratorit, e përdorur nga një kompani biokimike e cila gjithashtu është e vendosur në ndërtesë.

“Ka pasur një shkarkimi të gazit në këtë dhomë. Kjo është në formë të koncentruar dhe përbën një rrezik zjarri dhe shpërthim”, tha zëdhënësi i policisë Sven-Erik Olsson.

Policia dhe shërbimet emergjente janë duke bërë kontrolluar ndërtesën, e cila ka qenë e rrethuar.

Exit mobile version