Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të mbledhë sot në orën 11:00, Kryesinë e Partisë Demokratike dhe në orën 12:00 edhe Grupin parlamentar.
Mbledhjet janë vendosur me urgjencë, pas situatës së krijuar dje në Kuvend, rrjedhjes së votave për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të parlamentit.
Gjithashtu, sipas disa burimeve, do të diskutohet edhe për seancën e së hënës.