Site icon Telegrafi

Rrjedhja e kimikateve brenda kompanisë, nëndrejtori i spitalit të Fierit tregon gjendjen e punonjësve

Nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me ngjarjen që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Fier, në një kompani koreane, ku dyshohet se ka pasur një rrjedhje të lëndëve kimike.

Ai bëri me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi.

Ndërkohë mësohet se punonjësit e kompanisë që bën pajisje për makina, janë duke marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version