Prezantimi i iPhone 12 nga Apple është pothuajse këtu dhe një rrjedhje e re zbulon çmimin dhe kapacitetin e memories për çdo model
Ngjarja iPhone 12 e Apple është më pak se dy javë larg, që pritet të mbahet të martën më 13 tetor, dhe në mënyrë të pashmangshme sa më shumë që të jemi pranë lansimit, aq më shumë rrjedhje po dalin për telefonat e rijn, shkruan T3.
Thashethemet më të fundit i kanë treguar çmimet për të katër modelet së bashku me opsionet e tyre të memories, dhe duket se konfirmon që pajisja pritet të kushtojë më shumë në krahasim me iPhone 11 të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Detajet kanë ardhur përmes njoftuesit të Twitter iAppleTimes, i cili gjithashtu konfirmon prezantimin e një telefoni iPhone 12 Mini, përkrah iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.
https://twitter.com/iAppleTimes/status/1311682155597246469?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1311682155597246469%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.t3.com%2Fnews%2Fiphone-12-price-leak-confirms-the-news-we-didnt-want-to-hear
Kemi dëgjuar gjithashtu që iPhone 12 Mini do të vijë në një grup prej gjashtë ngjyrave, ndërsa pajisjet e nivelit të lartë do të jenë të disponueshme vetëm në katër ngjyra.
Pa dyshim që do të dëgjojmë më shumë për telefonat e rinj, ndërsa i afrohemi gjithnjë e më shumë ngjarjes së lansimit. /Telegrafi/