Anëtarët e forumit Camaro6.com, kanë pasur rastin që të parët të shohin modelin e ri nga Chevrolet.
Camaro ZL1 është super-vetura e re që lansohet gjatë vitit të ardhshëm, kjo është e tëra që kanë njoftuar prodhuesit lidhur me këtë model, transmeton Telegrafi.
Por, në bazë të fotografive dhe lajmeve të rrjedhura, bëhet e ditur se do t’i ketë 650-kuaj fuqi.
Vetura V8 me 6.2-litra, do të ketë edhe disa modifikime në pjesën e jashtme që i japin një pamje më ndryshe se modelet paraprake.
Grilli ka pësuar një ndryshim rrënjësorë, me fletëzat me forma të parregullta që japin imazh të valëzuar.
Me anë të kësaj dhe linjave të ndryshme në pjesët anësore, besohet se është rritur aerodinamika në masë të madhe. /Telegrafi/